Murati: Pa u arritur imunizimi i qytetarëve nuk mund të flasim për rimëkëmbje ekonomike

Murati: Pa u arritur imunizimi i qytetarëve nuk mund të flasim për rimëkëmbje ekonomike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se nuk mund të flitet për rimëkëmbje ekonomike, pa u arritur imunizimi i qytetarëve ndaj COVID-19.

Ai në një konferencë për medie të mbajtur pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, u shpreh se vendimër për ndarje të shtesa për katagori të ndryshme, Qeveria i ka marrë duke u bazuar në barazi të shpërndarjes.

“Pa u arritur imunizimi është vështirë që të flasim, andaj përderisa të arrijmë një imunizim nuk mund të flasim për rimëkëmbje ekonomike, por duhet të flasim për një situatë emergjente”, tha ministri Murati.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim për ndajen e gjashtë milionë eurove për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID’19, të cilat zgjatën për dy javë. Po ashtu ka ndarë pesë milionë euro për mjekët dhe policët./Insajderi.com