
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se 272 pajisjet për minimin e kriptovalutave të konfiskuara në Leposaviq, shpenzojnë energji elektrike sa shpenzimi i 500 shtëpive, përcjell Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, Murati theksoi se me çmimet aktuale të importit i bie që këto pajisjeje shpenzojnë energji elektrike në vlerë prej 60 mijë deri në 120 mijë euro në muaj.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë konfiskuar 272 pajisje për minimin e kriptovalutave në Leposaviq.
Po ashtu, gjatë këtij aksioni të Policisë dhe Doganave të Kosovës, është arrestuar një person./Insajderi.com