Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vendimi për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët gjatë muajit nëntor është bërë për të përballuar ngritjen e çmimeve në vend, përcjell Insajderi.com.
Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Murati tha se me këtë shtesë do të ndihmohen rreth 300 mijë familje.
“Me vendimin për mbështetjen e skemave pensionale kemi vendosur si Qeveri që në kuadër të mbështetjes dhe pakos së masave që ka paralajmëruar kryeministri të mbështetet secili person që merr pension nga shteti. Kjo për të përballuar koston shtesë e cila ka qenë rrjedhë e ditëve dhe muajve të fundit”, ka treguar ai.
Sipas tij, nga 100 euro do t’i marrin rreth 50 mijë familje të veteranëve të luftës, familje të dëshmorëve dhe 20 mijë familje që kanë persona me aftësi të kufizuar.