Murati: Ripërcaktimi i kufijve e vetmja marrëveshje e mundur me Serbinë

Murati: Ripërcaktimi i kufijve e vetmja marrëveshje e mundur me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka ripërsëritur qëndrimin e tij pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë, si të vetëm zgjidhje sipas tij.

“E vetmja zgjidhje e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë  është ripërcaktimi i kufijve, zbatimi i të drejtës për vetëvendosje dhe për bashkim të shqiptarëve në Kosovën Lindore, atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën dhe njëkohësisht e drejtë e njëjtë të zbatohet edhe për serbët në tri komunat veriore, atje ku janë shumicë’, tha Murati në emisionin “DPT te Fidani, transmeton Insajderi.

Ai, gjithashtu ka thënë se kjo do të mundësonte “përmirësimin” e kushtetutës, që sipas të cilit, është jo funksionale në një masë./Insajderi.com.