
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese, përcjell Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se aplikimi mund të bëhet në platformën “eKosova”, teksa tregoi edhe hapat për regjistrim.

Foto ilustruese.
“Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura.
Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi”, shkroi ai.
Ndryshe, Murati ka njoftuar më 1 tetor se ka marrë vendim për subvencionimin e kredive konsumuese, duke thënë se me këtë synohet mbështetja e likuiditetit familjar për mbulimin e shpenzimeve sezonale familjare, etj.
Ai kishte treguar se të gjithë ata që marrin kredi konsumuese deri në 10 mijë euro nga 1 tetori, mund të aplikojnë për subenvcionim të kredisë.
Po ashtu, Murati tregoi se shuma që përfiton secili aplikuar është 10 përqind e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 eurosh./Insajderi.com