![Murati tregon mënyrën e aplikimit për subvencionim të kredisë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/10/Hekuran-Murati-1-730x440.jpg)
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese, përcjell Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se aplikimi mund të bëhet në platformën “eKosova”, teksa tregoi edhe hapat për regjistrim.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/Para1-1024x512.jpg)
Foto ilustruese.
“Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura.
Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi”, shkroi ai.
Ndryshe, Murati ka njoftuar më 1 tetor se ka marrë vendim për subvencionimin e kredive konsumuese, duke thënë se me këtë synohet mbështetja e likuiditetit familjar për mbulimin e shpenzimeve sezonale familjare, etj.
Ai kishte treguar se të gjithë ata që marrin kredi konsumuese deri në 10 mijë euro nga 1 tetori, mund të aplikojnë për subenvcionim të kredisë.
Po ashtu, Murati tregoi se shuma që përfiton secili aplikuar është 10 përqind e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 eurosh./Insajderi.com