Murati, Zemajt: Ti e ke kushtëzuar partinë tënde me post ministri

Murati, Zemajt: Ti e ke kushtëzuar partinë tënde me post ministri

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje, ka lëshuar disa deklarata interesante, kundër ministrit të shëndetësis, Armend Zemaj.

“Ju keni hyrë në disa ujëra që nuk dini të notoni, ju keni kushtëzuar partin e juaj, duke kërkuar postin e ministrit, ose në të kundërtën nuk do të votoni qeverinë” tha Murati në Kuvend, raporton Insajderi.

“Rritja e numrit të rasteve, nuk është si pasojë e tubimit të Lëvizjes, por si rezultat i lëshimit në ler të masave” shtoi ai.

Gjithashtu ai e ka akuzuar ministrin për standarde të dyfishta në procesin e testimit, duke thënë se anëtarët e familjeve të ministrave e deputetëve të LDK-së, po testohen pa pasur fare simptoma.

Edhe pse kërkoi replikë, ministri nuk komentoi asnjë nga këto akuza të Muratit, ai vetë tha që mos të sulmohet me akuza personeli shëndetësor./Insajderi.com