Duke e komentuar largimin e Marko Gjuriqit nga Kosova për sjellje jo të mira dhe për deklarata që nuk janë në frymën e paqes dhe dialogut, zëvendësministri i Jashtëm Valon Murtezaj në një intervistë për “Edoka e Re” ka thënë se secili duhet ta dijë se Kosova qeveriset nga institucionet e saj demokratike.
“Marko Gjuriqi në vazhdimësi ka treguar sjellje të padisiplinuara që nuk i takojnë një zyrtari të lartë institucional të një shteti. Ai është larguar për mosrespektim të kohës së qëndrimit, por edhe për deklarata që nuk janë aspak konstruktive, në frymën e paqes dhe dialogut”.
“Shpeshherë kemi pasur sjellje provokuese të tij të cilat pastaj kanë bërë që institucionet e Republikës së Kosovës të reagojnë konform rregullave dhe marrëveshjeve”, ka deklaruar Murtezaj.