Murtezaj: “Non-papers” s’janë shtytësit kryesorë për dialogun, mund të jenë ngacmim për dinamikë

Murtezaj: “Non-papers” s’janë shtytësit kryesorë për dialogun, mund të jenë ngacmim për dinamikë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se “non-papers” të publikuara së fundmi nuk janë shtytës kryesorë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Murtezaj ka thënë se sidomos në ditët e fundit vërehet përpjekje për ta dinamizuar procesin e dialogut.

“Dialogu po bëhen 10 vite, ka pasur dinamika, ndonjëherë ka pasur faza tepër intensive, pastaj pauza të gjata. Megjithatë, tash si duket kur i shohim zhvillimet në javët e fundit, vërehet se është përpjekje për ta dinamizuar procesin e dialogut”, ka thënë ai në KTV.

“Nuk janë ‘non-papers’ shtytësit kryesorë për dialog, mund të jenë ngacmim shtesë për dinamikë. Fakti që nuk ka pasur progres në muajt e fundit, BE-ja do ta dinamizoj procesin. Kjo kërkon vëmendje, përkushtim nga pala e caktuar. Ne na intereson çfarë bën qeveria për të dalë të përgatitur në procesin e dialogut”, ka shtuar Murtezaj, duke shtuar se LDK si parti opozitare, do ta mbikëqyrë procesin e dialogut dhe do të japë kontributin e saj. /Insajderi.com