Mushkolaj: LDK-ja po e personalizon dialogun

Mushkolaj: LDK-ja po e personalizon dialogun

Gazetari dhe analisti politik, Imer Mushkolaj, ka deklaruar se Lidhjes Demokratike e Kosovës po e “personalizon” çështjen e dialogut.

Sipas Mushkolajt, janë disa veprimet të kryeministrit aktual, Avdullah Hotit, që çojnë kah këto konkluzione.

“E kam përshtypjen sikur LDK-ja po dëshiron ta personalizojë këtë çështjen e dialogut, pra t’i personalizojë edhe meritat sa i përket vazhdimit të dialogut”, ka thënë Mushkolaj, në një intervistë për Kohën Ditore.

“Kam parasysh këtu deklaratat e thëna nga kryeministri se tashmë paska arritur ai që t’i rikuperojë, sipas tij, ato dëmet që i ka krijuar Qeveria Kurti me SHBA-në, por një sinjal i qartë në këtë që po e them dhe që ma forcon këtë bindje sa i përket përvetësimit ose personalizimit të dialogut, është edhe emërimi i një eksponenti të LDK-së si koordinator për dialogun, në këtë rast i Skënder Hyseni”.

Është folur shumë edhe për një unfikim të partive politike tash në këtë kohë kur dialogu me Serbinë ka rifilluar në Bruksel, por sipas Mushkolajt asgjë konkrete në këtë drejtim nuk ka ndodhur.

“Tash jemi në një situatë ku në mënyrë deklarative flitet për nevojën e një unifikimi të spektrit politik, por në praktikë nuk ndodh asgjë. Partitë politike të opozitës refuzojnë ftesat e kryeministrit për t’u bërë pjesë e dialogut, por në këtë rast unë shoh probleme te vetë qasja që e ka kryeministri, respektivisht që e ka LDK-ja karshi dialogut”./Insajderi.com