Analisti Imer Mushkolaj thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare, njofton Insajderi.
Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se pas humbjes në Podujevë LDK aspak nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.
“Nga kjo humbje e madhe, LDK është e vështirë të këndellet. Podujeva tashmë është ndër pesë komunat më të mëdha në Kosovë”,
Tutje ai ka thënë se është mirë që pas 20 vitesh është thyer bastioni i Podujevës.
“Mos të mendojë dikush se qytetari ua ka borxh votën përgjithmonë”.
Mushkolaj tutje ka shtuar se subjektet tjera politike “nuk do të kenë shpëtim sa i përket rritjes së Vetëvendosjes”.
Analisti thotë se LDK e ka pasur rastin të “shpëlahet” në koalicion me Vetëvendosjen por që sipas tij të gjithë këtë e ka prishur Agim Veliu./Insajderi.com