
Analisti Imer Mushkolaj e ka quajtur shantazhë inicimin e procedurave për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet nga partia e cila është në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Mushkollaj ka shkruar: “Pse kaq urgjente çështja e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet dhe pse pikërisht pak para votimit për presidentin? Shantazhi ka emër!”.
Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, ku do t’i mundësohet diasporës kosovare të votojnë nga ambasadat apo konsullatat e shteteve në të cilat jetojnë.
Për këtë është thirrur mbledhja e Qeverisë së Kosovës e cila ka filluar në orën 16:00./Insajderi.com