Musliu: Anton Quni e Adem Salihaj, dëshmitarë të Gjykatës Speciale

Musliu: Anton Quni e Adem Salihaj, dëshmitarë të Gjykatës Speciale

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në foltore dhe ka nxjerrë diçka jo fort të zakonshme. Ajo ka folur për deklaratat e deputetit të LDK-së, Anton Quni, i cili ka hedhë akuza të rënda në drejtim të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Por deputetja Musliu ka thënë se një deputet i LDK-së i ka thënë asaj se Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë të Gjykatës Speciale.

Musliu ka kërkuar nga deputeti Quni që ta demantojë publikisht këtë çështje, të cilën më vonë e ka bërë ai./Insajderi.com