
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, u shpreh se është e gatshme të përkrah secilën parti politike, përjashtim bën Lista Serbe – që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese ligjshmëria e Albin Kurtit si kryeministër.
Përkundër kësaj, beson se veprimet e saj janë në koordinim me PDK-në.
“Në një moment të caktuar kur një vendim që merret në Kuvend tejkalon përmasat e politikave ditore ose grupeve partiake, unë jam e lirë të veproj mbi bindjet e mia të lira dhe besimin që ma ka dhënë qytetari i Kosovës. Nëse një parti tjetër merr iniciativën ta dërgojnë në Gjykatë, unë personalisht do ta nënshkruaj”, tha Musliu në ATV.
Që zgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nuk është “larg mendsh”.
Këtë e paralajmëroi edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pikërisht në ditën kur Kurti mori përgjegjësinë e kreut të ekzekutivit nga Kuvendi i Kosovës.
Kjo dilemë e partive opozitare vjen pasi Albin Kurti ka një dënim me burgim për shkak të hedhjes se gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Vendim i gjykatës që kreun e Lëvizjes Vetëvendosje e la të pa përfshirë në listën LVV-së për deputetë.
Listë nga e cila 58 kandidatë siguruan ulëse në Kuvendin e Kosovës. Insajderi.com