Musliu e PDK-së e quan Kurtin frikacak

Musliu e PDK-së e quan Kurtin frikacak

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë seancës së sotme plenare ku po diskutohej për ekonominë si pasojë e pandemisë COVID-19, i ka adresuar disa pyetje për kryeministrin Albin Kurti, të cilin e ka quajtur frikacak sa i përket qeverisjes së tij, transmeton Insajderi.

Musliu e pyeti të parin e qeverisë se sa kushton 1 litër vaj, qumësht, një bukë dhe 1 kilogram sheqer.

“Kam disa pyetje për Albin Kurtin, a e din sa kushton 1 litër vaj në Kosovë, sa kushton 1 litër qumësht, një bukë edhe një kilogram sheqer. Sa është vlera monetare që e marrin familjet me asistencë sociale në Kosovë. A janë kthyer ende 2 milionë euro Thesarit të Kosovës që iu morën gjatë qeverisjes së Avdullah Hotit. Këto janë pyetje që Albin Kurti duhet të përgjigjet para qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që një herë e mirë, ai edhe qeverisja e tyre e kanë kuptuar se është lehtë për të folur, akuzuar dhe propaganduar, por është vështirë të përballësh me sfidat”, tha ajo.

Mungesën e kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit, Musliu e vlerësoi si ikje nga përballja me sfidat e qytetarëve.

“Ikja e tij nga çdo temë, ikja e tij nga çdo përballje me sfidat e qytetarëve tregon së është i padenjë, frikacak dhe ai nuk dinë tjetër përveç të dalë dhe recitoj në studio publike”, shtoi deputetja e PDK-së. /Insajderi.com