Musliu e “propozon” për presidente Edita Tahirin

Musliu e “propozon” për presidente Edita Tahirin

Ganimete Musliu, deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me listën e kandidatëve për president, teksa në vazhdën e satirës, ka propozuar ish-Kryenegociatoren për dialogun me Serbinë, Edita Tahirin, njofton Insajderi,

Musliu këtë e ka bërë përmes ‘Facebook’-ut të saj, duke kërkuar për partnerët e koalicionit që për çështje të presidentit të bisedohet edhe me deputetët e Kuvendit.

Nga partia e deputetes në fjalë, ende nuk është dhënë ndonjë emër për propozim për pozitën e të parit të vendit.

Tutje Musliu ka shkruar se “këtë fundjavë vendosa ta pasuroj listën imagjinare për PRESIDENT/E të Kosovës.

“Shpresoj që studiot televizive ta kenë parasysh qe ta fusin në skenarin e tyre edhe Edita Tahirin pse mos ta bëjmë listën ma interesante”.

Në fund ajo ka porositur ata që kalkulojnë në këtë drejtim që të flasin kapak edhe me deputet se po harroni qe ata kanë me votuar për President”./Insajderi.com