Musliu: Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së

Musliu: Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pasi në shtëpinë e ish-deputetes së kësaj partie, Adelina Grainca, janë vizatuar grafite.

Musliu, të mërkurën shkroi në Facebook se “grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së”.

“Bollni ma me pisllaqe”, u shpreh Musliu.

Adelina Grainca fitoi mandatin e deputetes  në zgjedhjet e 14 shkurtit përmes Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, ajo vendosi që ta votonte Vjosa Osmanin si presidente, gjë që rezultoi që t’i bashkohet edhe grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Që nga atëherë zyrtarë të PDK-së, kanë kërkuar nga Grainca që ta dorëzojë mandatin e deputetes siç e cilësojnë ata “të vjedhur”.

Kjo pasi, sipas tyre “familjaret e Graincës kanë arritur marrëveshje me Albin Kurtin”, për votën e saj në seancën e 4 Prillit, kur Vjosa Osmani u votua si presidente. /Insajderi.com

 

Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së!
Bollni ma me pisllaqe!

Posted by Ganimete Musliu on Tuesday, 20 April 2021