
kritika të shumta ka shfaqur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, rreth qasjes që kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në raport me arrestimet e së premtes nga EULEX.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj, janë arrestuar me urdhërarrest nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale.
Reagimi i Hotit, për Musliun është amnistim i veprimeve të EULEX-it, njofton Insajderi.
Ajo e ka quajtur “mjerim politik”, mënyrën sesi Hoti e ka parë aksionin e 25 shtatorit të EULEX-it.
Ajo, pyeti, Hoti nëse është kryeministër i një shteti apo marionetë që dirigjohet nga larg. /Insajderi.com
Postimi i plotë: