
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë Hoti lidhur me festimin e ditës së 28 nëntorit, njofton Insajderi.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Musliu u shpreh se për herë të parë në Kosovë që pas shpalljes së pavarësisë nuk u shënua dita e flamurit kombëtar, nuk u shënua as ditëlindja e komandantit Adem Jashari si dhe dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë.
“U tentua që kjo festë të shëmtohet, Kosova u duk pa zot shpie. Kryeministër, e di që fushata ishte e rëndsishme për juve, por duhet të silleni si zot shpie, ose silluni ose dorëzojeni zotshpillëkun, ka kush i kryen detyrat e shtëpisë”, tha ndër të tjera ajo. /Insajderi.com