Betim Musliu nga IKD-ja, ka thënë se nuk kemi ende veprime të mjaftueshme të cilat çojnë në drejtim të një pune e cila do të zbardhte krimet e luftës në Kosovë.

Musliu: Janë vetëm 3 prokurorë në Kosovë për hetimin e krimeve të luftës, duhet të ishin 50

“Si institut në vazhdimësi kemi avokuar, kemi bërë edhe punime, së fundmi e patëm edhe një pasqyre të asaj çfarë ka ndodhur prej përfundimit të luftës e deri më sot në raport me krimet e luftës”, ka thënë Musliu, në emisionin Desku, transmeton Insajderi.Ai ka theksuar se ende sot në Prokurorinë Speciale i kemi tre prokurorë, që janë në departament për krime lufte për t’i zbardhur të gjitha ato krime të luftës të cilat kanë ndodhur në Kosovë.

“Në atë Prokurori Speciale, në departament për krimet e luftës mos me i lënë tre prokurorë se ata vetëm me punë administrative me u marrë s’mund të arrijnë asgjë të bëjnë, janë pak. Duhet me i çu së paku 30, 40, 50 prokurorë edhe me ju dhënë mandat. Me iu thënë për 3-4 vjet ju keni me u marrë vetëm me krime lufte. Njëjtë me vepruar edhe me gjyqtarë. Pra, ky është ai vullneti politik që thjesht ka munguar prej institucioneve tona”, vazhdoi Musliu.

Sipas tij duhet të lëshohen fletarreste për të dyshuarit për krime lufte, njëjtë sikurse Serbia që ka vepruar Serbia, kur ka lëshuar fletarrestime dhe ka bërë gjykime në mungesë./Insajderi.com.