Musliu: Kandidaturat për kryetar të PDK-së po i presim me ëmbëlsira e buzëqeshje

Musliu: Kandidaturat për kryetar të PDK-së po i presim me ëmbëlsira e buzëqeshje

Kanë mbetur edhe parë orë deri në mbylljen e afatit për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

E deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu, të enjten ka publikuar në Facebook disa fotografi ku shihen disa nga zyrtarët e PDK-së, njofton Insajderi.

Ajo ka thënë se kandidaturat për të partin e partisë po i presin me ëmbëlsira dhe buzëqeshje.

“Kandidaturat për Kryetar të PDK-së, po i presim me ëmbëlsira dhe me buzëqeshje”, ka shkruar Musliu.

Më 3 korrik PDK-ja zgjedh liderin e ri të partisë.

Deri më tani veç Memli Krasniqi e ka shpallur kandidaturën./Insajderi.com