
“Kërcënimi se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh”.
Kështu ka deklaruar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, teksa ka shtuar se PDK-ja s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja, njofton Insajderi.
Sipas saj, është obligim i shumicës parlamentare që t’i zgjedh Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidentin.
“Partia demokratike e Kosovës nuk shantazhohet. Shkojmë në zgjedhje kur të doni, ama shumica parlamentare duhet të mbajë përgjegjësi nëse për pazotësinë e saj për të i zgjedhur organet shtetërore vendi shkon në zgjedhje të reja”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook./Insajderi.com