Musliu: Kushti kryesor për punësim sot është pamja fizike

Musliu: Kushti kryesor për punësim sot është pamja fizike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se kushti kryesor për një grua që të punësohet është pamja fizike.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja, tha se termat për “politika gjinore”, përdoren e keqpërdoren sipas nevojave politike, njofton Insajderi.

Musliu kishte edhe porosi për gratë, ku tha se nuk duhet të vetëkënaqen me një lule apo një limonadë nëpër takime.

“Shpeshherë̈ flitet për përparimin e gjinisë̈ femërorë kurse unë̈ them se jemi ende shumë shumë larg një̈ përparimi të mirëfilltë̈. Apo ma thoni të nderuar se behet fjalë për një̈ përparim kur kushti kryesor për tu punësuar është pamja fizike”, ka shkruar ndër tjerash Musliu.

Postimi i plotë: