Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin për paraqitjen e kësaj të fundit, duke thënë se tregon saktësisht për paaftësitë që ka qeveria, njofton Insajderi.
Kështu u shpreh ajo në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku deputetët u mbledhën për të diskutuar për gjendjen në arsim, për çka kërkoi nga Qeveria që të punojnë duke iu thënë “Grahni punës”.
“Binduni një herë e mirë që nuk ka fillu asgjë me juve, nuk mund ta ndryshoni historinë. Keni me u përball edhe me sukseset e qeverive të kalume edhe me problemet eventuale që kanë shkaku qeveritë e kalume”, tha Musliu.
Ajo më tej kërkoi që Qeveria të mos sjellë ankesa në Kuvend për punën e qeverive të kaluara, por të nisë punën e saj konkrete.
“Mjaftë më me ankesa e kemi gjetë kështu e kemi gjet kështu tregoni çka doni me bo konkret për çka keni ardhë në qeveri. Keni ardhë për të ndryshu ndryshoni, keni ardhë për të bërë reforma bëni reformat ne do t’ju përkrahim. Mjaftë më me ankesa e keni tepru në çdo seancë duke u ankuar për qeveritë e kaluara tani e keni pushtetin absolut pothuajse. Grahni punës”, tha Musliu. /Insajderi.com