
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i është bashkëngjitur kujtimit të krimeve të Serbisë në Kosovë, ku për simbol i rrëfimeve të krimeve të tmerrshme serbe është bërë Leotrimi, që në kohën kur është vrarë ka qenë shtatë vjeç.
Shoshi në një postim në Facebook ka shkruar se mizoria e krimit të pushtetit okupues serb dëshmohet nga fjalët e nënës së tij.
Ajo regjimin serb të Millosheviqit e ka quajtur fashistë për nga natyra e krimit./Insajderi.com