Musliu – Shoshi: Pacolli në çdo mbledhje nuk lejon diskutime normale

Musliu – Shoshi: Pacolli në çdo mbledhje nuk lejon diskutime normale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, e ka përshkruar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollin, si destruktive në çdo mbledhje të Komisionit Parlamentar për Pune të Jashtme, njofton Insajeri.

Musliu – Shoshi duke mos dashur të deklarohet për incidentin e pretenduar mes Kujtim Shalës dhe Gazmend Gjyshincës, ka thënë se tensionimi mes palëve ka ndodhur në sallën e mbledhjes e ku, sipas Musliu – Shoshit,  për këtë ndikon çdo herë Fitore Pacolli.

“Fitore Pacolli në çdo mbledhje ndërhynë, nuk lejon diskutime normale dhe këtë e bën që një kohë të gjatë”, ka deklaruar ajo në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

Ariana Musliu – Shoshi, është pjesë e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe ka qenë edhe sot pjesë e mbledhjes ku ka raportuar Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla./Insajderi.com