Musliu: Sveçla duhet t’i kërkojë falje Faik Fazliut

Musliu: Sveçla duhet t’i kërkojë falje Faik Fazliut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se ministri i brendshëm Xhelal Sveçla duhet t’i kërkojë falje Faik Fazliut, ndërsa policët ta dorëzojnë uniformën.

Kjo deklaratë e saj erdhi pasi policia kishte arrestuar Fazliun “duke përdorur forcë fizike”, ndërsa më pas Sveçla kishte reaguar duke thënë se “ka kaluar koha kur të fortët do të sulmojnë policët”.

“Faiku është ngritur përsëri edhe atëherë kur serbët ia kanë këputur njërën këmb, por ata që s do mund te ngrisin kokën janë ata policë qe sot ushtruan dhune mbi Faikun”, tha ndër tjerash Musliu përmes një postimi në Facebook.

Faik Fazliu po dyshohet se “ka kanosur zyrtarin policor”, diçka e mohuar nga ai.

Po ashtu, të hënën pritet të mblidhet kryesia e Organizatës së Veteranëve të Kosovës, ku nuk janë përjashtuar as protestat masive. /Insajderi.com