Musliu thirrje MSh-së të marrë veprime konkrete: Tash e tre muaj mungon insulina

Musliu thirrje MSh-së të marrë veprime konkrete: Tash e tre muaj mungon insulina

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që urgjentisht të veprojë për të siguruar insulinë për qytetarët që kanë nevojë për të.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ka tre muaj që insulina mungon në institucionet publike shëndetësore.

“Ka rreth tre muaj që në institucionet publike shëndetësore mungon insulina. Pacientët  janë të detyruar t’i  blejnë vetë këto ilaçe, ndonëse të njëjtat janë në listë esenciale dhe do duhej të jepen falas për pacientë tani më ato  është bërë vështirë të gjinden edhe nëpër farmaci”, ka shkruar Musliu.

Ajo shtoi se “Ministria e Shëndetësisë duhet të marr veprime konkrete dhe urgjentisht të ju dalë ndihmë qytetarëve ë po ballafaqohen me këtë problem”.Top of Form/Insajderi.com