
Deklarimet e fundit nga Tirana dhe Prishtina për bashkimin e dy shteteve është mirëpritur edhe nga Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit i cili ka mbështetur kërcënimet e Edi Ramës dhe dhe Hashim Thaçit, ndaj BE-së, e cila nëse i mbyllë dyert për shqiptarët, Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen.
“Bashkimi i Shqiperisë me Kosovën pa Luginën e Preshevës pa Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën është e gjymtë. Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket”, citohet të ketë thënë Musliu për portalin lokal “Presheva Jonë”.
Ai citohet të ketë thënë se “qëllimi dhe synimi i UÇPMB-së ishte bashkimi me Kosovën, pasi Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë qenë tokë integrale e Kosovës dhe janë ndarë dhunshëm prej këtij vendi”.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime në mediat serbe, duke alarmuar për një bashkim të shqiptarëve./Insajderi.com