Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, pas përfundimit të mbledhjes së komisionit, tha se vakuumi institucional ka lënë pasoja në AKI në mungesë të zgjedhjes së drejtorit, përcjell Insajderi.
Musliu u shpreh se nuk duhet të ndodhë më kurrë që AKI-ja të mbetët kaq gjatë pa drejtor.
“Vakumi institucional ka lënë gjurmë në këtë institucion dhe duhet të kemi parasysh që një shtyrje kaq e gjatë pa drejtor të AKI-së nuk duhet të ndodhë më të ardhmen dhe nuk guxon në asnjë formë për interesa personale institucioni më vital i shtetit të ketë vakum kaq të gjatë në zgjedhje të drejtori”, ka thksuar Musliu para mediave.
Më 15 prill 2021, Kryeministri Albin Kurti, me Presidenten Vjosa Osmani, kanë emëruar Petrit Ajetin për drejtor të AKI-së. /Insajderi.com