Mustafa: 28 Nëntori ditë e krenarisë që na bashkon

Mustafa: 28 Nëntori ditë e krenarisë që na bashkon

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në emër të partisë që udhëheq ka uruar shqiptarët gjithandej në trojet e tyre etnike, njofton Insajderi.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kjo ditë i bashkon me trashëgiminë e vlerave kombëtare”.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, urojë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, gjithandej në trojet e tyre etnike dhe në diasporë për Ditën tonë të Flamurit! Është kjo Ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore”.

Mustafa tha le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja.

“Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore. Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja”./Insajderi.com