Mustafa: Akuzat nga Specialja nuk janë dëshmi që UÇK-ja është fajtore

Mustafa: Akuzat nga Specialja nuk janë dëshmi që UÇK-ja është fajtore

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj arrestimit të fundit nga Gjykata Speciale, ku u arrestua Jakup Krasniqi, njofton Insajderi.

Mustafa përmes një postimi në Facebook,ka thënë se “ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre”.

Më pas ai ka thënë se në Kosovë nuk i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e luftës së drejtë çlirimtare.

Tutje, Mustafa është shprehur se beson thellë na pafajësinë e ushtarëve të UÇK-së, ashtu sic beson edhe në pafajësinë e Jakup Krasniqit.

“Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimin demokratik të Kosovës”./Insajderi.com