Mustafa ankohet se do të gjykohet në Pejë: Nuk kam para për udhëtim

Mustafa ankohet se do të gjykohet në Pejë: Nuk kam para për udhëtim

Ish-kryetari i Gjilanit, Qemjal Mustafa ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare është ankuar nëpërmjet Facebook-ut se ai bashkë me 38 zyrtarë të tjerë të akuzuar do të japin përgjegjësi para drejtësisë në një gjykatë që nuk është në Gjilan.

Gjykata Themelore ka vendosur që rasti ndaj Mustafës dhe 38 të tjerëve të transferohet në Gjykatën  e Pejës.

“Askujt në këtë sistem të drejtësisë nuk i intereson nëse 39 të akuzuarit do të maltretohen (kushedi sa herë) me shkuarje e ardhje nga Gjilani në Pejë dhe me shpenzim plotësisht të paarsyeshëm të kohës e të xhepit aq të hollë që sot e kemi”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Drejtësia dhunuese (dhe e mjerë) e KosovësMUNGESA E GUXIMIT DHE E INTEGRITETIT TË GJYKATËS NË GJILAN I DHUNON 39 TË…

Posted by Qemajl Mustafa on Wednesday, 19 April 2017