Mustafa: Ata që thonë se VV do t’i fitojë 50% të votave – shohin ëndrra

Mustafa: Ata që thonë se VV do t’i fitojë 50% të votave – shohin ëndrra

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ëndërrojnë ata të cilët mendojnë se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i fitojë 50% të votave në rast se shkohet në zgjedhje, transmeton Insajderi.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Mustafa ka theksuar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje edhe pse shprehet se ato nuk do të sillnin zgjidhje.

“Në qoftë se tash s’kemi vullnet për zgjedhjen e presidentit, atëherë shohin ëndrra ata që thonë se VV’ja do t’i fitojë 50 për qind të votove në zgjedhje. Edhe 50 t’i fitonte s’do të mund ta zgjidhte presidentin. Mundesh t’i fitosh 50 për qind në komuna, por jo në zgjedhje të përgjithshme. Ku do t’i marrin ata ato vota?”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje është deklaruar edhe rreth paralajmërimit të përfshirjes së Medeline Albright në dialogun Kosovë-Serbi, çka Mustafa e cilëson si lajm I madh.

“Bëhet fjalë për një zonjë me merita të për arritjen e suksese në këtë rajon. Një figurë që i njeh shumë mirë proceset në Ballkanin Përendimor”, ka thënë Mustafa.

“Prandaj një figurë e tillë është e mirëseardhur dhe mund ti kontribuoj zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Paralajmërimi është shumë i rëndësishëm për ne, dhe i mbetet administratës së presidentit Jo Biden që të emrohet ajo dhe ta merr detyrën e saj. Ajo gëzon respekt nga të gjithë në këtë pjesë të botës dhe do ta bëjë një punë epokale, sepse e kemi thënë se nuk ka zgjidhje pa përfshirjen e Amerikës”, ka thënë tutje ai.

Sipas Mustafës, angazhimi i SHBA-ve është treguar në të gjitha etapat se pa ata s’mund të ketë marrëveshje.

“Marrëveshja e ka marrë drejtim e vet dhe flasim për marrëveshje për njohje reciproke dhe jo tjetër marrëveshje. Kosova pas kësaj marrëveshje duhet të anëtarësohet në OKB”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.com