Mustafa: Banorët të tregojnë gatishmëri në zgjidhjen e problemit të rrymës

Mustafa: Banorët të tregojnë gatishmëri në zgjidhjen e problemit të rrymës

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të qeverisë kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa, që vendi të mos mbet pa furnizim me energji.

“T’i marrim të gjitha masat që vendi të mos mbetet pa energji dhe që KEK të mos rrezikojë prodhimin e energjisë elektrike. Sepse çdo shkuarje në import të energjisë elektrike, është shumë i shtrenjtë dhe është kosto shumë e madhe për vendin. Është mirë edhe dje i kemi sugjeruar KEK-ut që të ndërmarrin të gjitha masat, gjatë kësaj periudhe deri me datën 10, të negociojnë me palët”, tha Mustafa.

Sipas tij, edhe qytetarët, duhet të tregojnë gatishmëri që të zgjedhet ky problem, përmes procesit të negocimit.

“Në këtë rast do t’i ndihmonin dhe KEK-ut dhe vendit, që mos të kemi pengesa në mihjen sipërfaqësore atje”, tha Mustafa.

Krizën energjetike e ka paralajmëruar vet drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj sipas të cilit nëse nuk veprohet Kosova do të mbes në terr.