Mustafa i bindur se Pacolli i qëndron besnik koalicionit

Mustafa i bindur se Pacolli i qëndron besnik koalicionit

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli i qëndron besnik marrëveshjes së koalicionit.

Sipas tij, afatin prej 10 ditësh për formimin e qeverisë të dhënë nga Pacolli nuk e sheh si ultimatum, por si shprehje të mendimit për krijimin sa në të shpejt të institucioneve.

“Ne i kemi shpreh qëndrimet tona se kënd nuk duhet ta votojmë deputetet tanë. Ne si koalicion në krye me LDK-në do të marrim pjesë në seancë”

Nuk shoh ultimatum une shoh shprehje te mendimi ne kete situate te ngathtësisë qe Institucionet te formohen kete e shoh si nje propozi. Ne do te presim qe PDK ta kryejne detyren e tyre te provojne ta votojne kryeparlamentarin apo edhe qeverise dhe nese jo atehere duhet te pranoj humbjen”, tha Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.