Mustafa: Çështja e taksës është dashur të shtrohet në Qeveri, pastaj të publikohet

Mustafa: Çështja e taksës është dashur të shtrohet në Qeveri, pastaj të publikohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musfata, ka thënë se vendimi për heqjen e pjesshme të taksës prej 100 për-qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është dashur së pari të trajtohet në Qeveri dhe pastaj të publikohet.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Mustafa ka thënë se tani kemi të bëjmë me një kërkesë eksplicite të Shteteve të Bashkuara ku theksohet se tarifa duhet të hiqet dhe të mos zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

“Mendoj se ka akoma hapësirë që me Lëvizjen Vetëvendosje të ulemi dhe t’i shohim të gjitha mundësitë, të gjejmë një zgjidhje e cila e ruan partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian sepse Kosova e izoluar nuk ka perspektivë dhe ardhmëri”.

“Unë nuk po them se e përkrahi apo nuk e përkrahi njoftimin e kryeministrit Kurti lidhur me taksën. Atë që Kurti e dha mbrëmë është dashur të shtrohet në Qeveri. Vendimet publikisht jepen vetëm pasi t’i ketë aprovuar Qeveria”.