Mustafa: Dialogu s’mund të përmbyllet pa qenë e pranishme SHBA

Mustafa: Dialogu s’mund të përmbyllet pa qenë e pranishme SHBA

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak gjatë vizitës së fundit në Prishtinë deklaroi se marrëveshja finale Kosovës-Serbi do të jetë çështje muajsh.

Arritja e një marrëveshje të tillë për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa shihet si një mundësi që në përmbylljen e procesit të dialogut të jetë e pranishme edhe SHBA, njofton Insajderi.

“Unë s’mund ta caktoj adresën se ku do të përfundojë marrëveshja finale. Procesi i dialogut duhet të vazhdojë në Bruksel. Se a do të mbyllet puna në Bruksel apo në Uashington është çështje tjetër, por nuk mund të përmbyllet pa një kyçje të rëndësishme të SHBA-së në proces”, tha Mustafa në Debat të RTK-së./Insajderi.com