“Mustafa do ta kontrollojë LDK-në edhe pa prezencën e tij në zyre”

“Mustafa do ta kontrollojë LDK-në edhe pa prezencën e tij në zyre”

I larguari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tashmë deputet i zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, është skeptik që Isa Mustafa “do ta lëshojë” LDK-në.

Sipas tij ai do të vazhdojë ta kontrollojë edhe pa qenë prezent në zyre, përcjell Insajderi.

“Mustafa do të ndikojë pa prezencë në zyre. Në modalitetin se si po e shoh unë, nuk jam optimist se do reformohet”, tha ai në T7

Por, Peci tha se në rast se LDK arrin të reformohet mund ta ndalojë trendin e rënies.

“LDK është shndërruar në sinonim të mashtrimit të qytetarëve”, tha ai. /Insajderi.com