Kandidati për kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se pas zgjedhjes së kryetarit të kësaj partie, do të thyejnë heshtjen shpejtë sepse e konsideron si borxh për qytetarët e Kosovës dhe brezave të saj, njofton Insajderi.
Ai shtoi se tre kundër kandidatët e tij do të jenë miq, bashkë-partiak dhe kolegë.
“Që nga dita e parë e LDK-së, 23.12.1989, na ka udhëhequr uniteti, solidariteti, dialogu dhe vizioni”, ka shkruar ai në Facebook.
Mustafa citoi se mediat kanë folur duke munduar t’i bëjnë pjesë të grupeve e skemave imagjinare dhe ai u vetëpërgjigj duke thënë se: “Ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë të bashkuar rreth LDK-së”.
Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit kjo parti u rendit e treta e cila mori 12,731 përqind të votave. Kjo ndikoi që Isa Mustafa ta paralajmërojë dorëheqjen e të shpall zgjedhje brenda partisë.
Kështu që, Kuvendi I LDK- së do të mbahet të dielen më 14 mars ku do të zgjedhet kryetari i ri, duke pasur kanditat: Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa. /Insajderi.com