Mustafa: Do t’i japim një shtyrje financiare fermerëve

Mustafa: Do t’i japim një shtyrje financiare fermerëve

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka vizituar edhe pronarin e një plantacioni që ka mbi 5 hektarë të mbjellura me pemë, ku tha se përveç subvencioneve që do të paguhen nga dy herë, edhe këtij plantacioni do t’i ndihmohet që ta përballoj pandeminë me lehtë, njofton Insajderi

Gjatë kësaj vizite Mustafa ka thënë se do i japim një shtyrje financiare mjaftë të madh të gjithë fermerëve

Ndërsa pronari i këtij plantacioni, Avdyl Hyseni kërkese të vetme e ka krijimin e një depoje për t’i strehuar pemët, pasi që nuk ka ku t’i lë.

Ai thotë se edhe pas 10 ditëve të vjeljes së tyre, qytetarët vazhdojnë t’i kërkojnë pemët e tij.

Vizitën e tij, ministri Mustafa e ka vazhduar edhe tek fermeri Zyl Beharin i cili ka rreth dy mijë krerë dele, ku i premton se për delet do të marrin subvencione dy herë, përderisa ka shtuar se pagesë të parë do të marrin 20 euro, ndërsa pagesën e dytë do të marrin 10 euro.

E pronari i kësaj ferme, Zul Behari përderisa e ka falënderuar ministrin Mustafa, ka thënë se kjo ministri i ka ndihmuar kur i ka dhënë një grand, megjithatë ai kërkon që t’i kushtohet prioritet më të madh bujqësisë./Insajderi.com