
Kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu aty janë parë duke hyrë edhe deputetë të LDK-së.
Pas pak pritet të nisë takimi i në Grupin Parlamentar të LDK-së, si mundësi e fundit për t’i bindur deputetët kundërshtarë të LDK-së për demarkacionin.
Mediet nuk po lejohen të hyjnë as në oborrin e Kuvendit./Insajderi.com