Mustafa e Haradinaj do të takohen “këto dy-tri ditë”

Mustafa e Haradinaj do të takohen “këto dy-tri ditë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet të takohen shumë shpejt, “brenda dy-tre ditësh”.

Në takim me gjasë do të marrë pjesë edhe kryeministri, Avdullah Hoti dhe temë e takimit do të jetë bashkëpunimi dhe koordinimi qeveritar mes dy partive të koalicionit – bashkëpunim që u duk se po lëkundet kohëve të fundit.

Me z. Haradinaj pres te takohemi këto dy-tri dite në koordinim me Kryeministrin”, ka thënë shkurt Mustafa për Gazetën Objektivi.

Nuk është bërë e ditur nëse në takim do të jetë edhe partneri tjetër i koalicionit, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj./Insajderi.com