Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka pranuar humbjen, përcjell Insajderi.
Mustafa reagoi në Facebook duke thënë se “do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve”.
LDK ka fituar pak më shumë se 13% të votave kur janë numëruar mbi 75% të votave.
Mustafa tha se “Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës”.
“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar Mustafa. /Insajderi.com