Mustafa: E votojmë demarkacionin nëse Haradinaj e sjellë kufirin në Qakor

Mustafa: E votojmë demarkacionin nëse Haradinaj e sjellë kufirin në Qakor

Ish-kryeministri Isa Mustafa i cili është përballur me një bllokim të punës së tij, pikërisht nga kryeministri i tanishëm i vendit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij, tashmë në opozitë, do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, vetëm nëse Haradinaj do ta sjellë kufirin në Qakor.

“Ne do ta votojmë demarkacionin me dy duar nëse Haradinaj e bjen kufirin në Qakor”, ka thënë Mustafa në Rubikon të KTV-së.

Ndërsa versionin e tanishëm, të cilën e ka mbrojtur Mustafa sa ka qenë kryeministër, ka thënë se LDK-ja do ta votojë nëse Haradinaj do të kërkonte falje për të gjithë akuzat që ka pasur se “Qeveria Mustafa po e shet Kosovën”.

“E këtë version do ta votojmë vetëm nëse Haradinaj do të na sqarojë se për çfarë na kanë akuzuar. Nuk mund ta votojmë për një çështje për të cilën gati e kanë kallur krejt Kosovën. Ai duhet të kërkojë falje publikisht dhe të thotë se gjithë atë bllokim e ka bërë për interesa politike”, ka thënë Mustafa./Insajderi.com