Dialogu me Serbinë dhe ngritja e aktakuzave kanë mjegulluar situatën politike.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit rreth dialogut ku në çështjen e diskutimeve të Serbisë është inkuadruar edhe Gjykata Speciale pas aktakuzave të ngritura tre ditë para takimit në Uashington ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Mustafa ka shkruar në Facebook se “dialogu me Serbinë në kontekstin e Gjykatës Speciale është e rrezikshme të mendohet, e as nuk bëhet fjalë të ndodhë dhe është e vështirë të niset dikush në dialog me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit”.
Mustafa në fund ka thënë edhe një fjali interesante që tregon sa kompleks është dialogu.
“Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim”, ka shkruar ndër tjerash Mustafa.
Postimi i plotë: