Mustafa: Edhe sot do ta kisha prishur koalicionin me Vetëvendosjen

Mustafa: Edhe sot do ta kisha prishur koalicionin me Vetëvendosjen

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar të premten se nëse do të kthehej pas do ta prishte përsëri koalicionin me Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk ia kemi dhënë besën se LDK do të martohet politikisht me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar ai në Facebook.

Mustafa tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qeverisur pa skandale korruptive dhe brenda partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se do të ndjehet i lehtësuar nëse do të dinte se pse qytetarët e kanë ndëshkuan me votë LDK-në.

“E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse”, ka thënë ndër tjerash Mustafa. /Insajderi.com