
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur keqardhjen dhe dhimbjen për të gjitha viktimat në Bruksel, si pasojë e sulmeve terroriste.
Në një adresim në seancën e Kuvendit të Kosovës, Mustafa tha se Kosova është mobilizuar dhe organet e rendit po bëjnë punën e tyre që ta ruajnë sigurinë në Kosovë.
“Edhe pse në numër të vogël, unë ju bëjë thirrje qytetarëve tanë që po marrin pjesë në luftimet në Siri, që të kthehen në Kosovë dhe të vetëdijësohen për dëmet që mund të shkaktojnë me veprimet e tyre. Ne shprehim interesimin tonë që të jemi pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit, që si pasojë po rrezikohet demokracia”, ka deklaruar Mustafa./Insajderi.com