Mustafa, Haradinaj dhe Limaj në takim

Mustafa, Haradinaj dhe Limaj në takim

Tre kryetarët e partive më të mëdha të koalicionit qeverisës janë duke zhvilluar një takim aktualisht.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ai i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë bërë bashkë në njërin prej hoteleve të Prishtinës, transmeton Insajderi.

Edhe pse nuk dihet zyrtarisht, besohet se arsyeja e takimit të tyre që ka nisur nga ora 16:30, është diskutimi rreth funksionimit të koalicionit. /Insajderi.com