Mustafa: Hoti po dëshmon se ka guxim ta luftojë korrupsionin

Mustafa: Hoti po dëshmon se ka guxim ta luftojë korrupsionin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth qeverisjen e Avdullah Hotit, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa, ka thënë se kryeministri Hoti, po e dëshmon që është i guximshëm ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

“Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin”.

Tutje Mustafa ka vazhduar duke i numëruar atributet e Hotit për të cilin ka thënë se është i dijshëm dhe i pa korruptuar, atribute këto që ia mundësojnë atij që të qeverisë mirë.

“Është i dijshëm dhe i pa korruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta”.

Në fund Mustafa ka thënë se mbase edhe dikujt mund të mos i pëlqejë thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, por është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti./Insajderi.com